Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Lapsi.al 29 May 2025
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse zonjën Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuroi një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit, akt për të cilin prokuroria regjistroi veprën penale të ndikimit të paligjshëm në adresë të policit Kotollaku.

Vetë polici e pranoi ngjarjen, duke u justifikuar se ishte një formë respekti. Absurd mbetet fakti, se pse APM dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga ngjarja.

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një tjetër informacion për këtë polic. Në vitin 2008, kur ai ishte me detyrë shef në Policinë e Sarandës, në bazë të një hetimi u provua, që Arben Kotollaku bashkëpunonte me bandat.

Për këtë arsye, ai u përjashtua nga Policia e Shtetit dhe u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Enigmë mbetet fakti, sesi Kotollaku mundi të kthehet sërish në punë si polic. “Stop” mëson se për këtë kthim, janë përdorur dy vendime gjykatash.

Vendimi i Parë i Gjykatës së Pogradecit, i gjyqtarit Sokol Ibi, kur Kotollaku kërkoi dhe mori dy vite dëmshpërblim page, si i hequr pa të drejtë nga puna. Pas dy muajsh, ky vendim mori formë të prerë nga Gjykata e Apelit Korçë.

“Rezulton se të dyja në rastin konkret nuk janë gjykata kompetente dhe kjo na bën që të dyshojmë se nuk kemi një gjykatë kompetente të përzgjedhur me ligj dhe kemi një gjykatë, e cila nuk ka pasur si qëllim realizimin e drejtësisë, por ka pasur si qëllim favorizimin e hapur të këtij punonjësi policie.

Dyshohet që ndikim ka pasur edhe motra e këtij shtetasi që ka qenë gjyqtare, pra kemi përzgjedhur një gjyqtar, mendoj dhe kam bindjen se nuk ka elementë të shortit, por është marrë kjo dosje privatisht nga ky gjyqtar dhe ka gjykuar dhe ka dhënë mendim në emër të Republikës. Pra kaq hapur ka vepruar Gjykata e Pogradecit me një gjyqtar që ka kaluar dhe ‘vettingun’ tashmë i quajtur dhe Sokol Ibi, saqë e ka trajtuar gjykatën si një institucion privat të tij dhe jo si një institucion ku realizohet drejtësi.

Si një institucion që favorizohet për të bërë qoka vëllezërve të gjyqtarëve dhe kolegëve të tij. Pikëpyetjet më të mëdha janë se si është përzgjedhur kjo gjykatë për të dhënë vendimet. Unë dyshoj se e gjithë praktika dhe gjyqtari ka qenë gjyqtari Sokol Ibi që ushtron detyrën dhe profesionin e tij në Gjykatën e Apelit. Por, ajo që ka qenë pikëpyetje është se gjykata duhet të konstatonte se nuk ishte kompetente në lidhje me gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykatë kompetente është ajo gjykatë ku ka selinë i paditur dhe i padituri e ka selinë në qytetin e Tiranës, por çuditërisht është përzgjedhur Gjykata e Pogradecit. Këto janë dyshime për korrupsion ”, tha avokati Arben Llangozi.

Pasi ky rast u bë publik në emisionin “Stop” vëllai i gjyqtares Pajtime Fetahu, Arben Kotollaku ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit duke i paraprirë vendimit që do të merrte Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për ta përjashtuar përfundimisht këtë punonjës nga radhët e Policisë së Shtetit./TvKlan

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI