Flash

Perugia/ Dy shqiptarë arrestohen me mbi gjysmë milioni euro drogë

Lapsi.al 28 May 2025
Perugia/ Dy shqiptarë arrestohen me mbi gjysmë milioni euro drogë

Pesë pako kokaine, me një peshë totale prej 4 kilogramësh e 600 gramë, u sekuestruan në Perugia të Italisë nga Guardia di Finanza, e cila arrestoi dy shqiptarë. Sipas policisë italiane, vlera me shumicë e drogës arrin në afërsisht 150 mijë euro dhe, nëse do të shitej, do të sillte mbi gjysmë milioni euro.

Operacioni u krye nga personeli i Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza të Perugia-s, të cilët kontrolluan një makinë të parkuar në zonë përpara një qendre tregtare në Ponte Felcino, me dy shtetas brenda mjeti, të cilët më vonë rezultuan se ishin me origjinë shqiptare.

Policia italiane, nëse nga dëshmitë kontradiktore të personave të arrestuar, vazhdoi me hetime më të thella edhe përmes bazave të të dhënave të përdorura nga forcat policore, zbuloi se kishte të bënte me trafin narkotikësh.

Kështu, ata konstatuan se njëri prej të arrestuarve kishte dënime të shumta të mëparshme për çështje që lidhen me drogën dhe ishte i kërkuar në Itali, si marrës i disa urdhër-arresteve të lëshuara në vitin 2021 nga autoritetet gjyqësore të Perugia-s. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të makinës, brenda ndarjes së pasagjerëve u gjet një qese plastike e mbushur me drogë. Në përfundim të procedurave formale, të dy u çuan në burg.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI