Flash

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

Lapsi.al 25 May 2025
Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për

Nga Fred Abrahams *

Ndërsa vendi po rrënohej pas rënies së skemave piramidale gjigante, Rama akuzoi Evropën se po zgjidhte stabilitetin afatshkurtër përmes një udhëheqësi të fortë, në vend që të investonte afatgjatë në demokraci dhe sundimin e ligjit.

“Sot Shqipëria është rrëzuar për shkak të dështimit të evropianëve për të parë të vërtetën,” shkruante ai (faksimile poshte).

Këto fjalë jehojnë fort sot – vetëm se tani, Rama është ai që ndodhet në pushtet, pasi sapo ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër dhe fundjavën e kaluar priti në Tiranë liderët evropianë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Artikulli i Ramës në New York Times, 15 mars 1997.

Për të qenë të qartë, Shqipëria e vitit 2025 është shumë larg kaosit të vitit 1997 nën ish-Presidentin Sali Berisha, despotizmi i të cilit e çoi Shqipërinë buzë greminës. Por një element thelbësor i asaj epoke vazhdon të mbijetojë: përqendrimi i pushtetit tek një njeri i vetëm – gjithmonë një burrë – i cili dominon jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Në sipërfaqe, Shqipëria e sotme duket e transformuar. Rama, pa respekt për formalitetin dhe kozmopolit, kombinon atletet me kostume, gjunjëzohet në tapete të kuqe dhe u zgjat dorën  liderëve. Por pas dymbëdhjetë vitesh në pushtet, mjeshtëria e tij qëndron në menaxhimin e marrëdhënieve të jashtme, ndërsa mban kontroll të hekurt brenda vendit.

Ky kontroll u forcua më 11 maj, kur Rama dhe Partia e tij Socialiste fituan bindshëm përballë opozitës së udhëhequr nga Berisha, duke bërë fushatë me platformën e anëtarësimit në BE. Samiti i EPC më pas u shndërrua në një paradë fitoreje.

Çdo shtrëngim duarsh nga Meloni, Merz dhe Macron në Tiranë zbehu kritikat e mprehta për zgjedhjet të ngritura nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian: keqpërdorim i burimeve publike, presion mbi nëpunësit civilë dhe kontroll i thellë mbi mediat.

Përtej zgjedhjeve, çdo përqafim ndërkombëtar legjitimon korrupsionin e rrënjosur dhe politikën oligarkike që ekziston përtej kullave luksoze që rrethojnë sheshin Skënderbej në Tiranë, ku – siç informon faqja zyrtare e EPC – “historia dhe identiteti modern i Shqipërisë ndërthuren.”

Dinamika në Shqipëri ruan të njëjtat tipare të 35 viteve të fundit: hijeshi jashtë vendit, kontroll brenda tij. Në skenë, shohim sundim të ligjit, demokraci dhe vlera evropiane. Prapa skene, gjyqtarë të shantazhuar, media të blera dhe tendera të manipuluar.

Që nga rënia e komunizmit, qeveritë perëndimore kanë treguar pak interes për demokracinë në këtë vend të vogël ballkanik, edhe pse kriteret demokratike janë pjesë e kërkesave për anëtarësim në BE. Ajo që ka më shumë rëndësi është që Shqipëria të sillet me përgjegjësi në rajon – sidomos për çështjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, siç bën Rama. Dhe që t’u përgjigjet thirrjeve kur është e nevojshme, si për shembull duke ndihmuar Italinë të anashkalojë ligjin e BE-së përmes dërgimit të emigrantëve dhe azilkërkuesve në kampe në Shqipëri.

Diplomaci jashtë, dominim brenda.

Ashtu siç paralajmëroi Rama në vitin 1997, liderët evropianë edhe një herë tregojnë një “dështim për të parë të vërtetën.” Ose ndoshta ata e shohin qartë – dhe zgjedhin të mos shohin fare.

Autori i këtij shkrimi në Euractiv, Fred Abrahams është autor i librit Modern Albania: from Dictatorship to Democracy. Ai ka mbuluar Ballkanin Jugor për Human Rights Watch nga viti 1993 deri më 2000.

 

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43