Flash

Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

Lapsi.al 23 May 2025
Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/1-1-AUDIO-2025-05-29-12-34-51-enhanced-v2.mp3"][/audio]

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Duamni ka shpallur me të madhe në krah të kolegëve të tij të antimafias italiane shpartallimin e njërës prej bandave më të rëndësishme të narkortafikut në Shqipëri, përditë e më shumë po shtohen dyshimet se Prokuroria e Posaçme u tregua tolerante me grupin e Troplinëve. Akuza kryesore: se e shtyu goditjen  pasi ata të kryenin punë me zgjedhjet në zonën e Durrësit. Që gjatë fushatës Sali Berisha e akuzoi me emër këtë bandë se po intimodonte kandidatët e tij duke shqrbyer si krah i armatosur i Partisë Socialiste. Në një dalje publike, në emisionin "Të Paekspozuarit" gazetarja Klodiana Lala foli së paku për dy deputetë të këtyre narkotrafikantëve në listën e partisë në pushtetit në qytetin bregdetar. Ndërsa kolegu i saj Flamur Vezaj e tregoi me gisht njërin përej tyre. Arkend Balla, deputeti që u bë surpriza e këtyre zgjedhjeve kur nga një personazh anonim u bë më i votuari i qytetarëve durrsakë me 18700 vota personale u aludua se pati përfituar nga zemërgjerësia e Troplinëve. "Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli", shkroi Vezaj në faqen e tij në Facebook. 

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Ndonëse ky grup hetohej prej më shumë se pesë vitesh, ndonëse opozita e denoncoi pjesmarrjen e tij në zgjedhje, ndonëse edhe për gazetarët kjo qe një e "fshehtë publike", ndonëse SPAK kishte një taskforcë që duhej të ndiqte krimin elektoral në këtë qytet, gjithçka mbeti e pazbuluar.

Dy ndere për Visin e Pojës/ Si u shpërblye trafikanti që ndihmoi PS në Durrës

Megjithëatë deri këtu jemi në rafshin e pandehmave dhe dyshimeve. Ajo që e bën më kompromentuese situatën është manipulimi i kalendarit të veprimeve nga ana e SPAK. Ashtu siç duket nga dosjet e bëra publike, hetimi, gjetja e provave për të bërë arrestimet është mbyllur në 21 shkurt të këtij viti. Pikërisht në këtë kohë gjykata italiane e Puglias ka marrë vendimet e arrestit për këtë grup duke dëshmuar ke tashmë krimi ishte vërtetuar. Po çfarë ka ndodhur? Prokurorëve shqiptarë të SPAK u është dashur gati një muaj që të merrnin veprime në territorrin e tyre. Vetëm në 19 Mars 2025, ata çuan në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 të dyshuare të bandës së Troplinëve. A mbaron këtu? Natyrisht që jo. Gjyqtarja Irena Gjoka, tashmë e njohur për anësinë e saj, pikërisht ajo gjyqtare që ka firmosur masa arresti të kërkuara nga SPAK edhe brenda 24 orësh e mban dosjen të arkivuar për më shumë se një muaj. Ajo i firmos urdhër arrestet në 30 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

SPAK-ut i bie sërish barra të vonohet dhe i kryen ato në 21 maj vetëm pasi PS kishte fituar në Durrës dhe vetëm pasi Arkend Balla kishte arritur shifrën marramendëse të votave vetjake. Ndonëse Altin Dumani u përbetua se se këto veprime nuk kishin lidhje me zgjedhjet, përkimet kalendarikë flasin për krejt të kundërtën.

Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

Por ka edhe më. Nga ky operacion arrestimesh të bujshme shpëtoi preja kryesore e tij, Elvis Doçi alias “Visi i Pojës", njeriu të cilit Edi Rama i ka firmosur një leje hoteli 10 katësh në Durrës, për kush e di se çfarë shpërblimesh. Për të njëjtat shpërblime dyshimet janë se ai u njoftua "të arratisej". Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda mohoi që ai të jetë njoftuar pasi policia nuk mund ta dekonspironte operacionin se u njoftua vetëm 24 orë përpara kryerjes së tij" tha ai. Por pavarësisht kësaj kalendari bën të ngrihen dyshime. Fakti që saga e vendimarrjes për arrestimet zgjati gati 3 muaj, duke u vërsjellë gjatë në korridoret e SPAK dhe GJKKO-së, a nuk e shton  mundësinë që një njeri i pasuruar me paratë e narkotrafikut dhe i mveshur me lidhje politike, të njoftohet për arrestimin që po përgatitet ndaj tij?

EUROJUST: Si u zbulua rrjeti i narkotrafikut me bazë në Durrës dhe Puglia

Fakti është se “Visi i Pojës" avulloi pa lënë gjurmë duke i shtuar dyshimet se operacioni u la qëllimisht të kryhej pas zgjedhjeve edhe faktin se protagonisti kryesor që i përdori eurot e drogës për të përcaktuar votën doli pa lagur nga kjo histori.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI