Flash

Në Australi i kërkojnë për drogë, Elvis Pupa: Në Tiranë jeta vazhdon normalisht

Lapsi.al 24 May 2025
Në Australi i kërkojnë për drogë, Elvis Pupa: Në

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Reagimi i plotë i Pupës:

Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.

Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

“Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Të këshilluara

Hapet tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore. Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për hapjen e tunelit, për të ...

09:57

Sherr në Vlorë, një i plagosur me thikë

Një konflikt mes dy shtetasve në fshatin Panaja të Vlorës është parandaluar në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda. Njëri prej të përfshirëve, 28-vjeçari K.B...

09:55

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mes...

08:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI