Flash

Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia tërhiqen nga verifikimi i votave në KQZ

Lapsi.al 20 May 2025
Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia tërhiqen nga verifikimi i votave në

Kandidatët socialistë për deputetë, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale, shpjegojnë burimet për mediat.

Kjo tërheqje e dy kandidatëve socialistë vjen pas kërcënimit të Ramës, i cili ditën e djeshme përmes një mesazhi të përgatitur me urgjencë urdhëroi kandidatët e PS në të 12 qarqet e vendit që “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”. Kërkesa e deputetëve të rilindjes tregon qartë se në çfarë niveli ka qenë manipulimi votave. Kur ata kanë manipuluar votat e njeri - tjetrit llogarite çfarë u kanë bërë votave të opozitës.

Mesazhi i Ramës:

"Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!".

Ky mesazh është njëra nga tullat e murit të lartë që shpjegon qartë manipulimet e zgjedhjeve të 11 majit. Një masakër e vërtetë elektorale është quajtur nga opozita si votimi në vend, ashtu edhe vota e diasporës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI