Flash

Çështja "Partizani"/ Gjokutaj: Vendim i diktuar nga Rama përmes GJKKO!

Lapsi.al 19 May 2025
Çështja "Partizani"/ Gjokutaj: Vendim i diktuar nga Rama

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Menjëherë pas vendimit, avokati mbrojtës Genc Gjokutaj ka reaguar me tone të forta kundërshtimi, duke e cilësuar vendimmarrjen të paligjshme për shkak të pavlefshmërisë së gjyqtares Irena Gjoka.

Sipas Gjokutajt, seanca paraprake është zhvilluar në shkelje të rëndë të ligjit, pasi gjyqtarja që e ka drejtuar atë – Irena Gjoka – nuk ka qenë në kushtet ligjore për ta gjykuar çështjen. “Është vërtetuar tashmë së Irena Gjoka për këtë çështje s’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, dhe vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë na i rrëzoi pa na i argumentuar,” deklaroi ai.

Ai theksoi se kjo pavlefshmëri ka prodhuar pasoja të rënda, përfshirë mbajtjen në paraburgim të padrejtë të Jamarbër Malltezit. “Denoncoj rastin me forcë që kjo pavlefshmëri po mban Malltezin në arrest, njëjtë sikurse masa për Berishën. Rama përmes agjencisë së tij, GJKKO e realizoi edhe këtë fazë paraprale për ta dërguar çështjen në gjyq,” u shpreh avokati.

Gjokutaj ironizoi edhe mënyrën sesi është arsyetuar vendimi, duke thënë se Gjykata e Lartë “ka hapur një praktikë në kundërshtim me ligjin,” dhe se në këtë rast po përdoren “rekomandime, citime e dispozita nenesh, që për mua janë për studentët e jo për ne.”

Ai u ndal edhe te kërkesa për gjykim të shkurtuar, duke argumentuar se ajo është refuzuar pa bazë, për shkak se nuk ekziston fakti penal. “Ne se kimi kërkuar gjykimin e shkurtuar pasi mungon fakti penal dhe së dyti, në momentin kur ka pavlefshmëri aktesh, gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kjo gjykatë këtë bëri, vleftësoi aktet dhe e dërgoi në gjyq dhe që ne kemi leximin e ligjit tonë dhe jo me kokë poshtë,” theksoi ai.

Gjokutaj njoftoi gjithashtu se mbrojtja do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe do të ndjekë të gjitha mjetet institucionale për të kërkuar përgjegjësi për gjyqtaren. “Kemi bërë të gjitha kërkesat tona në KLGJ e ILD për gjyqtaren Irena Gjoka, kallëzimin e kemi bërë, është gati. Ne e kuptojmë që këtu s’ka çarje në radhë detyre, rasti është flagrant. Është bërë publike me kohë nga ana e gjyqtares edhe për çështje etike-morale, duhet të kishte dhënë një shpjegim, ose të ishte dorëhequr.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI