Flash

Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani"

Lapsi.al 19 May 2025
Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen

Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani". Në seancën e sotme pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”.

Në seancën e kaluar avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

Të këshilluara

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqipt...

16:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI