Flash

A do të largohet pas humbjes? Berisha: Këto nuk ishin zgjedhje, por farsë

Lapsi.al 20 May 2025
A do të largohet pas humbjes? Berisha: Këto nuk ishin zgjedhje, por

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në emisionin LOG në Neës24, u pyet nëse do të zbatonte statusin e PD-së se “kryetari që humb zgjedhjet, dorëhiqet”, la të kuptohej se nuk janë humbur zgjedhjet, pasi është farsë elektorale. Berisha iu referua rezolutave ndërkombëtare dhe përmendi edhe faktin e kapjes së drejtësisë dhe terrorin ndaj liderëve opozitarë.

“Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumenteve themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale.

Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderëve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera” – u shpreh Berisha.

Ai u shpreh se rrëzimi i Edi Ramës nuk bëhet përmes ndihmës së ndërkombëtarëve, por me lëvizje popullore nga brenda. Berisha tha se në 32 vjet fushatë, kjo fushatë për zgjedhjet e 11 majit ishte më e mira ku ai u përkushtua për t’u paraqitur shqiptarëve një program të konsultuar me dy fondacione të huaja të specializuara.

“Kam marrë në këtë fushatë kryestrategun e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka për të qenë totalisht i përkushtuar për të mos thënë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Unë kam thënë se do të mbroj votën por kurrë me kallashnikov. Por Edi Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët pasi diktatorët rrëzohen vetëm me lëvizje popullore”, - tha Berisha.

“Nëse marrim këtë rezolutë, kjo flet për blerje vote përmes pagesave për pensione, blerje vote me punësime, pra zbërthen të gjitha aspektet e terrenit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Këtu ka firmosur partia e Merz dhe 82 parti të tjera evropiane. Kam punuar në këtë fushatë në mënyrën më profesionale e të përkushtuar të jetës time. Kurrë më parë skam bërë një të tillë. Kam paraqitur një program të konsultuar me dy fondacione të huaja të specializuara” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI