Flash

FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i akuzuar për komplot

Lapsi.al 20 May 2025
FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i

Autoritetet venezuelase kanë arrestuar 38 persona të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të krijuar trazira përpara zgjedhjeve legjislative dhe rajonale që do të mbahen në 25 maj. 21 nga të ndaluarit janë shtetas venezuelas ndërsa 17 të tjerë janë të huaj, përfshirë kolumbianë, meksikanë, ukrainas dhe shqiptarë.

Autoritetet zbuluan edhe foton e njërit prej të arrestuarve, një shqiptar i identifikuar si Enit Kasmi. Ai është ndaluar në aeroport dhe mbante me vete një pasaportë kolumbiane. Dyshohet se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet raportuan se shqiptarit i ishin sekuestruar 3 telefona celularë. Ai kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

“Ky person u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara” – pohoi një zyrtar venezuelas. Më herët ishte vetë presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro që tha se komploti ishte organizuar nga mafia shqiptare me lidhje me qeverinë e Ekuadorit.

Maduro muestra “mercenarios” detenidos por supuesto plan de sabotaje electoral -

“Deri tani janë arrestuar 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar 3 telefona dhe po flasin”, – tha Maduro në një takim me komandën e lartë ushtarake.

Autoritetet thanë se grupi synonte të vendose eksplozivë në ambasada, spitale, qendrat e shërbimeve publike, komandat e policisë si dhe ndaj figurave të qeverisë dhe opozitës. Qeveria e Venezuelës ka ndaluar mbërritjen e fluturimeve të pasagjerëve nga Kolumbia pasi disa nga të dyshuarit kishin udhëtuar nga ky vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI