Flash

Tritoli në Elbasan, banorët krahasojnë tronditjen me lëkundjen e tërmetit

Lapsi.al 1 May 2025
Tritoli në Elbasan, banorët krahasojnë tronditjen me

Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasani.

Lënda plasëse është vënë në katin e parë të një pallati, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Sipas tyre, në banesë, e cila ishte objekt i sulmit jeton një familje e përbërë nga tre anëtarë. Në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në banesë.

“23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti. Ende nuk dihen shkaqet, ndëkrohë që po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet nga policia dhe prokuroria, e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI