Flash

Kanye West: Duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton

Lapsi.al 27 April 2025
Kanye West: Duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton

Kanye West ka tronditur përsëri publikun me një deklaratë të papritur gjatë një transmetimi në Twitch, ku tha se "duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian."

Ky koment erdhi në një bisedë që duket se ka pasur me një person tjetër përmes telefonit, ku ai përmendi se Kim dikur kishte punuar si asistente e Paris Hilton, duke e lidhur këtë me mundësinë e një jete tjetër, ku ai do të kishte fëmijë me Hiltonin.

Në vazhdim, ai shtoi: "A mund ta imagjinoni nëse do të kisha fëmijë me Paris Hilton? Sa hotele do të kishim tani?"

Ai më pas krahasoi situatën e tij me atë të Arnold Schwarzenegger, i cili kishte një fëmijë me kujdestaren e tij, Joseph Baena, duke thënë se "fuqia e kujdestares është vetëm të marrë fëmijët e tu."

Në vazhdim, Kanye bëri një deklaratë për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, duke thënë: "Kim është asistente dhe fuqia e saj është të marrë fëmijët e mi."

Kjo ishte një akuzë ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ka katër fëmijë: North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6). Ai e shprehu mërzinë për mënyrën se si ai mendon se është trajtuar nga Kim pas ndarjes së tyre, duke theksuar se ka pasur vështirësi në lidhje me mundësinë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij.

 

Ndërkohë, një burim pranë Kim Kardashian i tha mefoas se Kanye ka mundësi të shohë fëmijët e tij në çdo kohë dhe se nuk ka asnjë kufizim për të pasur akses tek ata.

Burimi shpjegoi gjithashtu se Kanye ka pasur mundësinë për të kaluar kohë me fëmijët e tij, por se ai kishte zgjedhur të mos kërkonte vizita, përveç një takimi me vajzën e tij, North, pak para se të largohej.

Burimi gjithashtu theksoi se Kim është shumë e kujdesshme për fëmijët e saj dhe se përpiqet të mbrojë ata nga çdo situatë kaotike që mund të ndodh në jetën e Kanye.

Ky incident ndodhi pas disa muajsh tensioni mes tyre, duke krijuar më shumë paqartësi dhe përçarje në marrëdhënien e tyre pas divorcit që u përfundua në nëntor të vitit 2022. Pas ndarjes, Kanye u martua me Bianca Censori në fund të vitit 2022, dhe aktualisht po jeton një jetën të re bashkë me të.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI