Flash

Khloé Kardashian, së shpejti me një reality show

Lapsi.al 24 April 2025
Khloé Kardashian, së shpejti me një reality show

Khloé Kardashian dhe Scott Disick u shfaqën bashkë të martën, më 22 prill, në eventin inaugures të Hulu, Get Real House, ku sipërmarrësja zbuloi reality show e ri.

“Është shumë emocionuese,” tha Khloé për reality show. “Jemi të entuziazmuar që po e zhvillojmë.”

Sipas nënës së dy fëmijëve – e cila ndan vajzën True Thompson, 7 vjeç, dhe djalin Tatum Thompson, 2 vjeç, me ish-partnerin Tristan Thompson – Calabasas Behind the Gates do të tregojë historitë e njerëzve më të afërt me familjen Kardashian, si miqtë dhe fqinjët e tyre.

Rob Mills, zëvendës president ekzekutiv në Disney (kompania mëmë e Hulu), ishte gjithashtu i pranishëm në event dhe zbuloi më shumë rreth përmbajtjes së shfaqjrs.

“Të gjithë duam të dimë çfarë ndodh pas portave të Calabasas – kush janë të gjithë këta njerëz në jetët e Kardashian-ëve?” tha ai. “Kështu që po zhvillojmë një reality show që, të paktën për tani, e quajmë Calabasas Behind the Gates.”

Megjithëse Khloé, 40 vjeçe, ishte e lumtur të ndante lajmin e madh, ajo nuk konfirmoi nëse pjesëtarë të tjerë të familjes do të përfshihen në këtë spin-off.

Edhe Disick, 41 vjeç – i cili ka tre fëmijë me motrën e Khloé-s, Kourtney Kardashian Barker – nuk tregoi nëse do të jetë pjesë e projektit.

Megjithatë, CEO-ja e Khloud Protein Popcorn zbuloi se shpreson që vëllai i saj, Rob Kardashian, të rikthehet në shfaqjen aktuale të familjes në Hulu, The Kardashians.

“E dua shumë,” tha Khloé. “Gjithmonë kam pasur besim dhe shpresë tek Rob.”

Ndër të tjera, Khloé zbuloi se ajo dhe familja e saj paguhen në mënyrë të barabartë për shfaqjet televizive dhe se kanë kontroll kreativ mbi përmbajtjen që transmetohet.

Calabasas Behind the Gates ende nuk ka një datë zyrtare publikimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI