Flash

Snoop Dogg nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me NBCUniversal

Lapsi.al 24 April 2025
Snoop Dogg nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me

NBCUniversal ka zyrtarizuar një partneritet të ri shumëvjeçar me Death Row Pictures, shtëpinë krijuese të ikonës së hip-hopit, Snoop Dogg.

Marrëveshja e re, që pason vite bashkëpunimi të suksesshëm mes palëve, i jep NBCUniversal të drejtën e parë për të parë dhe zhvilluar projektet filmike dhe televizive të kompanisë së Snoop-it, duke hapur rrugën për një epokë të re në televizion, film dhe argëtim të drejtpërdrejtë.

"Jo të gjithë kanë guximin dhe vizionin për të parë çfarë mund të sjellë Death Row Pictures, por Donna dhe ekipi i NBCUniversal gjithmonë e kanë kuptuar këtë, prandaj jam krenar ta quaj NBCUniversal shtëpinë time të re", deklaroi reperi.

Një nga projektet kryesore që do të vijë nga ky bashkëpunim është filmi për jetën e Snoop Dogg. Projekti pritet të tregtohë rrugëtimin e  tij nga Long Beach deri në skenat më të mëdha botërore.

Skenari do të shkruhet nga Joe Robert Cole, i njohur për punën në Black Panther, ndërsa regjinë do ta marrë Allen Hughes, regjisori i Menace II Society.

Xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2025 dhe aktualisht po kërkohet një aktor i ri për të portretizuar artistin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI