Flash

Bianca Censori vazhdon të provokojë, këtë herë në Spanjë

Lapsi.al 23 April 2025
Bianca Censori vazhdon të provokojë, këtë herë në

Arkitektja Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, duket se nuk ka ndërmend të ndalet me paraqitjet e saj provokuese që prej martesës me artistin. Këtë herë, 30-vjeçarja është fotografuar në Mallorca të Spanjës, duke zbritur nga një makinë luksoze me një veshje që s’kishte si të kalonte pa u vënë re: vetëm një body i ngushtë dhe geta të zeza, të kombinuara me çizme me taka të larta.

Kjo dalje vjen pas një serie paraqitjesh të guximshme që kanë bërë jehonë në media. Në fillim të shkurtit, Bianca bëri bujë në tapetin e kuq të Grammy Awards, ku u shfaq me një mini-fustan transparent, krah Kanye West, në një nga daljet e tyre më të komentuara.

Por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ajo është parë e vetme, pa reperin në krah, çka ka nxitur edhe më shumë spekulimet në rrjet. Komentet vijojnë të ndahen mes atyre që e shohin si një zgjedhje të saj personale dhe atyre që dyshojnë se Bianca është thjesht një “kukull” në duart e Kanye-t, e përdorur për të tërhequr vëmendjen me lëvizje të tilla.

Fotot e fundit, megjithatë, lënë të kuptohet se Censori ndoshta nuk ka nevojë për regjinë e Kanye West për të mbetur në qendër të vëmendjes, duke shtuar dyshimet se stili i saj i guximshëm mund të jetë më shumë sesa një skenar i dikujt tjetër.

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BET 2025

Kevin Hart do të presë ndarjen e çmimeve BET 2025, duke shënuar 25 vjetorin e "natës më të madhe të kulturës". "Më pëlqen një festë! Është një shans për të r...

18:32

Martohet aktorja e Twilight, Kristen Stewart

Aktorja e “Twilight”, Kristen Stewart u martua me të fejuarën e saj, Dylan Meyer, në një ceremoni intime në një restorant meksikan në Los Anxhelos të dielën. ...

20:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI