Flash

Oprah sulmohet nga fansat pas intervistës me mamanë e Beyonce

Lapsi.al 23 April 2025
Oprah sulmohet nga fansat pas intervistës me mamanë e Beyonce
Fansat kanë kritikuar Oprah Winfrey për mënyrën si e trajtoi temën e ish-badhkëshortëve  të Tina Knowles në episodin e fundit të podcast-it të saj “Oprah’s Book Club. ”Gjatë bisedës për kujtimet e Tina-s në librin e saj të ri “Matriarch,” Oprah e theksoi me ton të veçantë fjalën “ish-burrat” duke bërë një nënvizim të dukshëm të faktit që Tina ka pasur dy martesa të dështuara — me Mathew Knowles dhe më pas me aktorin Richard Lawson. Kjo mënyrë e të shprehurit u cilësua si “e panevojshme” dhe “shpërfillëse” nga disa ndjekës në rrjete sociale. Disa e akuzuan Oprah për sjellje të pavend dhe për përdorimin e jetës personale të të tjerëve për vëmendje. Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën Oprah, duke thënë se ajo dhe Tina janë mike të vjetra dhe se komenti ishte bërë në një kontekst më shoqëror.

Tina ishte e martuar me Mathew Knowles nga viti 1980 deri në 2011. Çifti kanë dy vajza së bashku: Beyoncé, 43 vjeç, dhe Solange, 38 vjeç. Ata u divorcuan për shkak të pabesisë së Mathew-it.

Më pas, Tina u martua me aktorin Richard Lawson në vitin 2015, por në vitin 2023 ajo kërkoi divorcin, duke përmendur "mosmarrëveshje të papajtueshme".

Në anën tjetër, gjatë promovimit të librit të saj, Tina zbuloi se vitin e kaluar u diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e parë.

“Gjithmonë kam tentuar të kujdesem për veten. Thjesht... isha në mosbesim,” tha ajo për Gayle King në “CBS Mornings”.

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BET 2025

Kevin Hart do të presë ndarjen e çmimeve BET 2025, duke shënuar 25 vjetorin e "natës më të madhe të kulturës". "Më pëlqen një festë! Është një shans për të r...

18:32

Martohet aktorja e Twilight, Kristen Stewart

Aktorja e “Twilight”, Kristen Stewart u martua me të fejuarën e saj, Dylan Meyer, në një ceremoni intime në një restorant meksikan në Los Anxhelos të dielën. ...

20:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI