Flash

Ish miku i Justin flet për gjendjen e tij: Eshtë pjesë e një sekti

Lapsi.al 22 April 2025
Ish miku i Justin flet për gjendjen e tij: Eshtë pjesë e një

Një nga ish miqtë e vjetër të Justin Bieber beson se këngëtari është pjesë e një sekti, ndërsa rrethi i tij i afërt vazhdon të tkurret, sipas një raporti të ri.

Ryan Good — bashkëthemeluesi dhe drejtori kreativ i markës së modës së Bieber, Drew House — nuk ka folur me këngëtarin prej më shumë se një viti për shkak të shqetësimeve rreth pastorit të tij, Judah Smith, raportoi TMZ të martën.

Ata nuk flasin më që kur Good, 41 vjeç, u largua nga kisha ku frekuentonte Bieber, Churchome në Beverly Hills, Kaliforni, ku Smith është pjesë e udhëheqjes.

Sipas burimeve, Good ka besuar se kjo kishë është një sekt dhe afrimi i Bieber me pastorin 46-vjeçar ishte një nga arsyet kryesore për prishjen e marrëdhënies mes tyre.

Bieber e ka bërë pastorin Smith anëtar bordi të Drew House, gjë që u quajt “e çuditshme” nga burimet, pasi Smith nuk ka përvojë në biznes.

Good, i cili më parë ishte edhe menaxheri i rrugëtimit të Bieber, thuhet se është shumë i shqetësuar për ish-shokun e tij — veçanërisht pas sjelljeve të çuditshme që ai ka shfaqur kohët e fundit në publik.

Fansat janë bërë gjithashtu të shqetësuar për shëndetin mendor të Justin. Ndërkohë, një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Justin, Poo Bear, tha: “Çfarëdo që po kalon, unë lutem për të dhe shpresoj të jetë mirë.”

 

 

Të këshilluara

Martohet aktorja e Twilight, Kristen Stewart

Aktorja e “Twilight”, Kristen Stewart u martua me të fejuarën e saj, Dylan Meyer, në një ceremoni intime në një restorant meksikan në Los Anxhelos të dielën. ...

20:19

Tyla nderon Britney Spears në MTV VMA 2025

Tyla bëri homazhe për Britney Spears të premten, kur ajo veshi një fustan Dolce & Gabbana të frymëzuar nga performanca ikonë e këngëtares "I'm a Slave 4 U" ...

19:37

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca?

Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën së bashku në publik , pavarësisht konfirmimit të reperit se Censori e "e braktisi” atë në fillim të këtij viti. Video...

12:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI