Flash

Ben Affleck flet për rolin si Batman: Isha i frikësuar

Lapsi.al 21 April 2025
Ben Affleck flet për rolin si Batman: Isha i frikësuar

Ben Affleck, i cili ka luajtur Batmanin në disa filma të Universit DC, kohët e fundit ka zbuluar mospëlqimin e tij për kostumin ikonik të personazhit.

 

Në një intervistë për GQ, aktori e përshkroi kostumin e si "të tmerrshëm për t'u veshur", duke theksuar se ishte shumë i nxehtë, nuk kishte ventilim dhe aspak komod.

Affleck shpjegoi se nxehtësia dhe djersitja e bënin xhirimin veçanërisht të vështirë dhe fiziksisht të lodhshëm, edhe për profesionistët e aftë në skena aksioni.

Pavarësisht se e shijonte procesin krijues të filmave, Affleck pranoi se vesha e bëri të ndihej i pafuqishëm, për shkak të lodhjes dhe djersës së vazhdueshme.

Ai e krahasoi përvojën e tij me atë të aktorëve të tjerë që kanë luajtur Batmanin, si Christian Bale dhe Robert Pattinson, duke sugjeruar se ata mund të kenë përballuar më mirë shqetësimet e kostumit.

 

"Thjesht e bënte të vështirë të bësh filmin sepse ishte kaq vapë në té dhe gjithashtu, nuk të bën të ndihesh hero," vazhdoi ai, "sepse je menjëherë i lodhur dhe djersitur shumë, dhe përpiqesh të fshehësh djersën që po rrjedh në fytyrën tënde duke thënë, 'Jo, mund të xhirojmë, jam mirë, jam mirë'”.   

Ben gjithashtu përmendi se, edhe pse fillimisht kishte pranuar  rolin për të impresionuar djalin e tij, ai e kuptoi se interpretimi  i një Batmani më të errët dhe më të dëmtuar ishte shumë intensiv për disa shikues, përfshirë djalin, i cili u frikësua kur pa filmin.

Ky zbulim ka nxitur biseda mbi drejtimin që duhet të marrin portretizimet e ardhshme të superheroit në film. "Madje djali im në atë kohë ishte shumë i frikësuar për ta parë filmin. Kur e pashë, mendova, 'Po, kemi një problem'," tha ai.

Të këshilluara

Tyla nderon Britney Spears në MTV VMA 2025

Tyla bëri homazhe për Britney Spears të premten, kur ajo veshi një fustan Dolce & Gabbana të frymëzuar nga performanca ikonë e këngëtares "I'm a Slave 4 U" ...

19:37

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca?

Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën së bashku në publik , pavarësisht konfirmimit të reperit se Censori e "e braktisi” atë në fillim të këtij viti. Video...

12:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI