Flash

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca?

Lapsi.al 20 April 2025
Ribashkohen Kanye West dhe Bianca?

Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën së bashku në publik , pavarësisht konfirmimit të reperit se Censori e "e braktisi” atë në fillim të këtij viti.

Videoja e siguruar nga Page Six tregoi çiftin duke hyrë në një restorant indian në Ishujt Balearik.

Përpara daljes së tyre në Spanjë, reperi kaloi pak kohë vetëm në Japoni, ku u arratis muajin e kaluar pas deklaratave të tij të shumta në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, West repoi se Censori, 30 vjeç, "iku" prej tij në këngën e tij "BIANCA", e cila është paraqitur në albumin e  ri "WW3".

Zemra ime, ajo iku / Por së pari ajo u përpoq të më bënte të përgjegjshëm” repon West në një pjesë të këngës nga albumi i tij i ri “WW3”.

“Ajo po përjeton një sulm paniku dhe nuk i pëlqen mënyra se si kam postuar në Twitter/ Deri sa të kthehet Bianca, do rri zgjuar gjithë natën, nuk do të fle/ Unë vërtet nuk e di se ku është ajo.”

Ai vazhdoi të rrëfejë në këngë se e gjurmoi vendndodhjen e saj përmes aplikacionit të tij Maybach.

Page Six konfirmoi se Censori dhe reperi u ndanë pas dy vitesh martesë më 13 shkurt.

Në atë kohë, një burim  tha se ish-arkitektja e Yeezy e la atë sepse ajo ishte "ngopur" me postimet e tij antisemitike pasi West filloi të shiste këmisha të markës Svastika.

Vetëm një javë më vonë, një burim i brendshëm tregoi se West dhe Censori "vendosën ta bënin martesën e tyre të funksiononte përsëri".

Megjithëse çifti, i cili u martua në dhjetor 2022, duket se është së bashku, statusi i tyre i saktë i marrëdhënies mbetet i paqartë pasi një burim pretendoi muajin e kaluar se Censori është "e frikësuar" nga burri i saj.

"Unë mendoj se Bianca dëshiron të ndahet, por nuk është e lehtë. Kanye kontrollon kaq shumë aspekte të jetës së saj," tha burimi i brendshëm.

 

Të këshilluara

Pas daljes, Mickey Rourke padit reality show?

Pas daljes së tij të diskutueshme nga Celebrity Big Brother UK, aktori Mickey Rourke, është duke ndërrmar veprime ligjore kundër reality show-t për një mosmarrë...

17:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI