Flash

Tina Knowles flet për betejën me kancerin e gjirit

Lapsi.al 22 April 2025
Tina Knowles flet për betejën me kancerin e gjirit

Tina Knowles po flet hapur për një situatë të frikshme.

Në një intervistë për “CBS Mornings” të martën, nëna e Beyoncé dhe Solange Knowles zbuloi se është diagnostikuar me kancer gjiri.

“U diagnostikova me kancer në gjirin e majtë,” tha Knowles, 71 vjeç, për gazetaren Gayle King gjatë transmetimit.

“Po emocionohem sepse gjithmonë jam përpjekur të kujdesem për veten dhe isha, thjesht, në mosbesim.”

Ajo tregoi se kishte humbur mamografinë vjetore gjatë pandemisë COVID dhe kishte harruar ta riplanifikonte. Vitin e kaluar, kur më në fund bëri kontrollin, mjekët gjetën dy tumore – një benign dhe një me qeliza kanceroze.

“U diagnostikova me fazën 1, që mendova se ishte faza më e hershme,” vazhdoi ajo. “Por motra ime më tha, ‘Jo, ka edhe një fazë zero.’ Po të kisha shkuar në mamografi më herët, do ta kapja në fazën zero. Faleminderit Zotit që ishte ende shumë i vogël dhe nuk ishte përhapur. Ishte një kancer me përhapje shumë të ngadaltë.”

Knowles iu nënshtrua një lumpektomie për të hequr tumorin dhe familja  ishte pranë saj gjatë gjithë operacionit. “Të gjithë erdhën në spital,” kujton ajo. “Isha nervoze. Dhe ata filluan të bëjnë shaka me mua.”

Tins tregoi se ata i kënduan këngën “Walk With Me”, që ka një domethënie të veçantë për familjen e tyre.  Në librin e saj “Matriarch”, Knowles shkruan për mënyrën si reaguan të afërmit e saj ndaj lajmit.

Beyoncé, sipas saj, “e priti mirë, qëndroi pozitive dhe mund ta ndjeja që mendja e saj po punonte menjëherë për ta trajtuar këtë si një detyrë me precizion.” Ndërsa Solange i tha: “Mami, do të kujdesemi për këtë.”

Përveç Beyoncé dhe Solange, edhe Kelly Rowland dhe mbesa e saj Angie Beyince ishin pranë saj. “Vajzat e mia u bënë skuadra ime,” shkruan ajo.

Në lidhje me vendimin për të ndarë publikisht betejën, Knowles tha për People se fillimisht kishte hezitim, por vendosi të flasë për të ndihmuar gratë e tjera.

“Mendoj se ka shumë mësime në këtë përvojë për gratë. Ne shpeshherë jemi shumë të zëna dhe harrojmë të kujdesemi për veten. Po të mos e kisha bërë kontrollin, më tmerron të mendoj çfarë mund të më kishte ndodhur.”

Pas operacionit dhe një reduktimi të gjirit, Knowles tha: “Jam shumë mirë. Pa kancer dhe jashtëzakonisht e bekuar që Zoti më lejoi ta zbuloja herët. Jam më e shëndetshme, ushqehem më mirë dhe kam humbur peshë.”/ Lapsi.al

 

Të këshilluara

Martohet aktorja e Twilight, Kristen Stewart

Aktorja e “Twilight”, Kristen Stewart u martua me të fejuarën e saj, Dylan Meyer, në një ceremoni intime në një restorant meksikan në Los Anxhelos të dielën. ...

20:19

Tyla nderon Britney Spears në MTV VMA 2025

Tyla bëri homazhe për Britney Spears të premten, kur ajo veshi një fustan Dolce & Gabbana të frymëzuar nga performanca ikonë e këngëtares "I'm a Slave 4 U" ...

19:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI