Flash

Sophie Turner i jep fund lidhjes me aristokratin britanik?

Lapsi.al 24 April 2025
Sophie Turner i jep fund lidhjes me aristokratin britanik?

Sophie Turner dhe Peregrine Pearson kanë ndezur thashethemet për ndarje pas gati dy vitesh lidhje.

Ylli i “Game of Thrones”, 29 vjeç, hodhi dyshime mbi statusin e marrëdhënies së saj kur ndaloi së ndjekuri aristokratin britanik në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ajo publikoi një postim enigmatik në Instagram Stories që thoshte thjesht “tutto passa”( gjithçka kalon).

Megjithatë, shumë foto të Turner me Pearson vazhdojnë të jenë në profilin e saj në rrjetet sociale, duke lënë të paqartë fansat se cili është statusi i tyre aktual.

Turner e bëri publike lidhjen me Pearson në tetor të vitit 2023, vetëm një muaj pasi kishte njoftuar për ndarjen nga Joe Jonas, me të cilin ka dy vajza.

Në atë kohë, ajo u fotografua duke u puthur me Pearson në rrugët e Parisit. Dyshja u bënë zyrtarisht çift në Instagram për Vitin e Ri.

Në tetor të vitit 2024, Turner i bëri një dedikim të ndjerë Pearson-it për ditëlindjen e tij të 30-të, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i dashur. 30, me stil dhe në formë të shkëlqyer,” krahas disa fotove të ëmbla të çiftit në momente të ndryshme.

Por postimi i fundit që përfshin Pearson është nga janari i vitit 2025, kur aktorja publikoi një përmbledhje të momenteve të vitit të kaluar.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI