Flash

David Arquette rikthehet në vazhdimin e “Screwm”

Lapsi.al 25 April 2025
David Arquette rikthehet në vazhdimin e “Screwm”

David Arquette do të rikthehet si Dewey Riley në filmin e ardhshëm të sagës së njohur horror, “Scream 7” – pavarësisht faktit që Dewey u vra nga Ghostface (Amber Freeman, luajtur nga Mikey Madison) në “Scream 5”.

Gjatë promovimit të filmit të tij të ri “Mob Cops”, Arquette i tha ekskluzivisht “The Post” se lajmi për rikthimin e tij në “Scream 7” ishte një “spoiler”.

“Duhej të ishte një surprizë,” tha ai. “Nuk më pëlqejnë spoiler-at,” shtoi aktori.

Megjithëse lajmi doli para kohe, Arquette është i emocionuar që publiku do ta shohë filmin kur të dalë në kinema më 27 shkurt 2026.

Ai zbuloi gjithashtu se “Scream 7” do të drejtohet nga Kevin Williamson – i cili shkroi skenarin për dy filmat e parë dhe krijoi gjithë botën e “Scream”.

“E ndjejmë shumë mungesën e Wes Craven,” tha Arquette për regjisorin legjendar të katër filmave të parë, “por të punosh me Kevin si regjisor ishte emocionuese.”

Filmi i ri do të rikthejë gjithashtu personazhe të tjerë “të vdekur” si Stu Macher (Matthew Lillard) dhe Roman Bridger (Scott Foley), një kthesë që ka ngjallur shumë kureshtje te fansat.

David shprehu kënaqësinë që do të punojë sërish edhe me ish-bashkëshorten e tij Courteney Cox (Gale Weathers).

“Ne kemi një vajzë bashkë, kështu që jemi bashkëprindër të shkëlqyer. Ndihem me fat që e njoh,” tha ai.

Përveç aktorëve legjendarë, “Scream 7” do të ketë edhe emra të rinj si Isabel May, Joel McHale, Ethan Embry, Anna Camp, Mark Consuelos dhe McKenna Grace.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI