Flash

Justin Bieber reagon ndaj aludimeve se është ndarë nga Hailey

Lapsi.al 25 April 2025
Justin Bieber reagon ndaj aludimeve se është ndarë nga Hailey

Ndërsa Justin Bieber përballet ende me spekulime rreth jetës së tij personale dhe martesës me Hailey Bieber, ai iu përgjigj komenteve që bëhen për ta në rrjetet sociale.

"Nuk jam perfekt dhe Zoti më ka falur,," reflektoi Justin në Instagram Stories më 24 prill. "Kjo më ndihmon të mos ndihem më i mirë se ata që janë të lig dhe lëndues, sepse kur jam vërtet i sinqertë, edhe unë mund të jem i lig dhe lëndues."

"Por drequta hajë, unë s’do të shpifja e përhapja gënjeshtra për dikë në internet,’" vazhdoi ai, "por ka edhe gjëra të tjera që bëj e nuk jam krenar për to."

31-vjeçari gjithashtu tregoi se martesa e tij me Hailey, me të cilën u martua në vitin 2018, është ende e fortë pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme.

"Sinqerisht, po të isha në vendin tuaj, do ta kisha të vështirë të mos isha xheloz për mua dhe Hailey," shtoi artisti. "Gjërat janë shumë mirë për ne, dhe është e kuptueshme pse njerëzit s’e durojnë dot këtë. Unë nuk i fajësoj.

Por Justin—i cili ka një djalë 8 muajsh me Hailey të quajtur Jack Blues Bieber—nuk ishte i vetmi që reagoi ndaj thashethemeve për martesën e tyre.

Edhe vetë Hailey, themeluesja e Rhode Beauty, ndau mendimet e saj për thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

"Vetëm për dijeni, historitë që shoh në TikTok janë 100% të pavërteta," shkroi ajo në Instagram në marsin e kaluar. "Janë shpikur… Vijnë nga toka e iluzioneve… E di që mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por thjesht dije që janë gjithmonë të rreme."

28-vjeçarja është mësuar tashmë me këtë gjë, dhe i tha revistës W Magazine në korrik: "Që në ditën e parë njerëzit më kanë bërë të ndihem keq për marrëdhënien time."

"Është sikur njerëzit nuk duan të besojnë se jemi të lumtur," vazhdoi ajo. "Më parë përpiqesha të hiqja sikur nuk më dhembte aq shumë. Mendoja se me kohë do mësohesha me këtë gjë, se kështu do të jenë njerëzit. Por e kuptova që nuk dhemb më pak asnjëherë."

Por Hailey e di që nuk ka një udhërrëfyes të përkryer për martesën.

"Jemi dy të rinj që po mësojmë në ecje e sipër," i tha modeljq revistës Vogue në vitin 2019. "Nuk do të gënjej dhe të them që çdo gjë është një fantazi magjike. Do të jetë gjithmonë e vështirë. Martesa është një zgjedhje. Nuk e ndjen çdo ditë. Nuk zgjohesh çdo ditë duke thënë, ‘Jam absolutisht i dashuruar dhe ti je i/e përkryer.’"

"Ajo nuk është çfarë do të thotë të jesh i martuar," shtoi ajo. "Por ka diçka të bukur në këtë—në dëshirën për të luftuar për diçka, për të ndërtuar me dikë.

Jemi shumë të rinj, dhe kjo është pjesa që të tremb. Do të ndryshojmë shumë. Por jemi të përkushtuar të rritemi së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në këto ndryshime.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI