Flash

Camila Cabello “thumbon” Katy Perry pas udhëtimit në hapësirë

Lapsi.al 25 April 2025
Camila Cabello “thumbon” Katy Perry pas udhëtimit në

Camila Cabello bëri së fundmi shaka me mikeshën dhe kolegen e saj të muzikës, Katy Perry, për udhëtimin e saj të famshëm në hapësirë përpara nisjes së turneut "Lifetimes".

Në një video të publikuar në TikTok të mërkurën, Cabello shfaqet në lëvizje të ngadaltë duke mbajtur një fletë me datat e turit të saj të ardhshëm “Yours, C Tour”, ndërsa në sfond luhet kënga “E.T.” e Katy Perry-t.

Nuk kisha buxhet për të fluturuar në hapësirë për të promovuar turneun tim, ndaj bëra këtë TikTok në vend,” shkruan ajo në video, duke bërë humor me artisten që së fundmi ishte pjesë e një fluturimi në hapësirë me kompaninë Blue Origin. “@KatyPerry hehehe ily”.

[embed]https://www.tiktok.com/@camilacabello/video/7496177951847796010?lang=en[/embed]

Turneu i Cabellos do të përfshijë 18 qytete dhe do të nisë më 21 qershor në Marbella të Spanjës, për të përfunduar më 14 shtator në São Paulo të Brazilit.

Ndërkohë, fansat e saj nuk humbën kohë për ta duartrokitur këtë “thumbim” me nota humori.

“Jo po lëvizte sikur ishte vërtet në hapësirë,” shkroi një ndjekës. “E shkatërrove, vajzë,” tha një tjetër. “Jam duke vdekur nga të qeshurat, referenca për Katy-n ishte e mrekullueshme,” shtoi një fans tjetër.

Nga ana tjetër, Katy Perry udhëtoi në hapësirë më 14 prill së bashku me pesë gra të tjera në një mision historik të Blue Origin.

Gjatë fluturimit të shkurtër prej 11 minutash, ajo madje zbuloi edhe listën e këngëve për turneun e saj “Lifetimes” dhe solli me vete një lule daisy si dedikim për vajzën e saj 4-vjeçare, Daisy Dove.

Megjithëse fluturimi i saj shkaktoi kritika dhe u cilësua si “i papërshtatshëm” dhe “i shkëputur nga realiteti” nga figura si Olivia Munn, Joe Rogan dhe Amy Schumer — madje edhe Wendy’s u përfshi në ironi duke shkruar “A mund ta kthejmë përsëri atje?”

Perry e përqafoi përvojën e saj kozmike në natën e parë të turneut në Mexico City, ku performoi me një kostum futuristik dhe solli në skenë fansa me veshje të NASA-s.

I kanë quajtur ndonjëherë ëndrrat tuaja të çmendura?” pyeti ajo audiencën, duke u dukur sikur u përgjigjej kritikëve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI