Flash

Gerard Piqué dhe Clara Chia Marti i japin fund lidhjes

Lapsi.al 25 April 2025
Gerard Piqué dhe Clara Chia Marti i japin fund lidhjes

Gerard Piqué dhe e dashura e tij prej tre vitesh, Clara Chía, thuhet se janë ndarë.

Gerard, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2022, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, veçanërisht pas marrëdhënies 11-vjeçare me këngëtaren kolumbiane Shakira, me të cilën ka dy djem, Milan dhe Sasha.

Sipas emisionit spanjoll “Vamos a ver” , raportuar nga “Marca”, gazetarja Adriana Dorronsoro konfirmoi se Piqué dhe Chía janë ndarë.

Ajo tha se shkaku i ndarjes nuk është ende i qartë, por ka dëgjuar se mund të jenë përfshirë palë të treta.

Dorronsoro tha: “Kam konfirmim që Gerard Piqué dhe Clara Chía janë ndarë dhe po hetoj pak mbi arsyet, sepse po dëgjoj për palë të treta, edhe pse ende nuk është shumë e qartë.”

Ajo shtoi se burimi i informacionit ishte shumë afër çiftit dhe nuk konfirmoi nëse arsyeja është fakti që Piqué është parë kohët e fundit në Miami me një grua flokëkuqe.

Clara Chía punon për një kompani prodhimi në fushën e argëtimit sportiv dhe çifti kishte publikuar më parë shumë foto së bashku në rrjete sociale.

Piqué e ndan jetën mes Barcelonës dhe Miamit, ku jetojnë fëmijët e tij, dhe raportet në shtypin spanjoll sugjerojnë se kjo "jetë e dyfishtë" ka qenë një pikë tensioni në marrëdhënien e tyre.

Në qershor të vitit 2022, pas thashethemeve për tradhti, Shakira njoftoi ndarjen me të pas 11 vite bashkëjetesë.

Më pas, në këngët e saj, ajo e ka përmendur shpesh me tone thumbuese, duke e quajtur madje “Voldemort”.

Në një intervistë për CNN, Piqué tha: “E vërteta ose ajo që ndodh, nuk tregohet gjithmonë ashtu siç është. Nuk mund ta kontrolloj këtë... Jam i lumtur, po kaloj mirë dhe ndihem me fat.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI