Flash

Tenderat u ndanë brenda kompanive shqiptare, të huajt morën vetëm 0.6%

Lapsi.al 17 April 2025
Tenderat u ndanë brenda kompanive shqiptare, të huajt morën

Operatorët e huaj ekonomikë morën pjesë aktivisht në procedurat publike shqiptare, por ajo që bie në sy është se kanë fituar vetëm 0.6% të tenderave.

Sipas raportit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, gjatë vitit 2024 konstatohet se nga 5170 procedura prokurimi të vazhduara, në 176 procedura prokurimi kanë marrë pjesë edhe operatorë ekonomikë të huaj.

Operatorë ekonomikë të huaj kanë fituar 28 procedura nga totali prej 4836 procedura të cilat përbëjnë 0.6% të procedurave. Ndërkohë shprehur në vlerën e fituar, përbën 1.7% të fondit të fituar ndaj fondit total.

Nëse analizohet lloji i procedurës, operatorët e huaj fituan 11 procedura të hapura, me fond limit mbi 280 milionë lekë, 6 procedura të llojit të hapura, të thjeshtuara me fond limit mbi 39 milionë lekë dhe 11 procedura të hapura mbi kufirin e lartë monetar me fond limit mbi 2.7 miliardë lekë.

Në të dhënat e sipërcituara janë referuar vetëm operatorët ekonomikë të huaj që funksionojnë në bazë të një NIPT-i të huaj dhe si të tillë kanë rezultuar fitues në procedurat e prokurimit publik.

Ndërkohë, ekziston gjithashtu një numër operatorësh ekonomikë të huaj, të cilët ofertojnë nëpërmjet filialeve/degëve të tyre të regjistruara në QKB dhe të pajisur me NIPT shqiptar.

Gjatë vitit 2024, kanë marrë pjesë dhe janë shpallur fitues në procedurat e prokurimit publik 9 operatorë ekonomikë të huaj nga shtetet anëtare të BE-së. Nga këto 6 nga Italia, 1 nga Gjermania, 1 nga Hollanda dhe 1 nga Kroacia./ ekofin.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI