Flash

DETAJET/ Kush është viktima në Lezhë, një vit më parë i ekzekutuan djalin në Athinë

Lapsi.al 17 April 2025
DETAJET/ Kush është viktima në Lezhë, një vit më

Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës, babai i Roan Brahimit (foto lart majtas), i ekzekutuar më 9 maj 2024 në Athinë. 64-vjeçari Gjovalin Prendi (foto lart djathtas), u qëllua me armë në lokalin e tij nga persona ende të paidentifikuar.

Viktimës i ishte bërë atentat edhe në vitin 2020. 64-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-17-at-20.38.32.mp4"][/video]

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” ishte arratisur në Dubai pas konflikteve. Gjatë një udhëtimi në Athinë ku kishte takuar bashkëshorten e tij ai u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij.

Policia greke tha në atë kohë se kishte dyshime se vrasja e tij mund të kishte lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.Sipas mediave, Brahimi njihej edhe për përplasjet me Ervis Martinajn. Ai ka qenë një nga të dyshuarit në vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI