Flash

Bullgaria hezituese ndaj aleancës ushtarake mes shqiptarëve dhe kroatëve

Lapsi.al 17 April 2025
Bullgaria hezituese ndaj aleancës ushtarake mes shqiptarëve dhe

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, deklaroi të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për Deklaratën mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë të pasakta. Ai iu përgjigj me shkrim pyetjeve të deputetëve Djipo Djipov dhe Elisaveta Belobradova nga grupimi “Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”.

Përgjigjja zyrtare është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit Kombëtar.

“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025. Informacioni publik që pretendon se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar kësaj deklarate është i pasaktë,” sqaroi Georgiev.

Ai shtoi se Ministria e Jashtme bullgare ka marrë një kopje zyrtare të dokumentit të nënshkruar më 25 mars, përmes një note verbale të dërguar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje. “Në asnjë moment, ministria apo pala bullgare nuk është kontaktuar dhe nuk është konsultuar nga nismëtarët e kësaj iniciative. Po ashtu, nuk është marrë asnjë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar deklaratës,” theksoi ai.

Kujtojmë se gjatë muajit mars, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, kishte deklaruar publikisht se Bullgaria kishte shprehur interes për iniciativën. Deklarata të ngjashme kishin ardhur edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës.

Georgiev theksoi se Bullgaria mban marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me të tre vendet – dy prej të cilave janë aleate në NATO – dhe se kontingjenti ushtarak bullgar është pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), me qëllimin kryesor për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

Deklarata e nënshkruar nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përmes një kornize të përbashkët reagimi ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera ndaj stabilitetit rajonal. Sipas Ministrisë Kroate të Mbrojtjes, dokumenti përfshin bashkëpunim të zgjeruar mes industrive të mbrojtjes, trajnime të përbashkëta, ndërveprueshmëri më të madhe ushtarake dhe mbështetje të plotë për integrimin euroatlantik.

Në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit në mbrojtje midis Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill, Georgiev tha se nuk mund të komentojë një dokument bilateral ku Bullgaria nuk është palë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI