Flash

Rasti "Veliaj"/ As Mazniku nuk guxon t'i dalë në mbrojtje mikut të tij

Lapsi.al 17 April 2025
Rasti "Veliaj"/ As Mazniku nuk guxon t'i dalë në

Në ditën më të keqe për Erion Veliajn, asnjë nga miqtë e tij më të ngushtë nuk guxon të dalë nga rreshti. I lënë në “arrest me burg” nga gjykata pas arrestimit të bujshëm të urdhëruar nga SPAK, edhe miqtë e tij më të ngushtë po heshtin, pavarësisht se për hetimin dhe përgjimin e kryebashkiakut ka shumë pakënaqësi. Një ndër ta, Arbian Mazniku, prej vitesh krah i djathtë i Veliajt në Bashki, u pyet për Veliajn në intervistën në Neës24 dhe reagimi i tij ishte një frazë standarde që më shumë e shmang komentin për Veliajn sesa e mbron atë:

"Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.

Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.

Besoj se për këtë çështje PS ka patur një pozicion shumë të qartë dhe çështja se reforma në drejtësi është në këmbë falë PS dhe Edi Ramës" tha ai.

Asnjë fije solidariteti për mikun që nga qelia i kërkonte të vëllait t'i çonte fjalë ish-zëvëndësit të tij. Mazniku, si gjithë të tjerët, nuk del nga rreshti, i vetëdijshëm se çdo deklaratë në mbështetje të Veliajt mund të shihet si “devijim nga linja” e fushatës së 11 Majit

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI