Flash

4 të rinj të plagosur në atentat në Tiranë/ Policia jep detaje nga ngjarja

Lapsi.al 17 April 2025
4 të rinj të plagosur në atentat në Tiranë/ Policia jep

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Sipas uniformave blu rreth orës 21:50, “në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”.

Burime nga spitali i Traumës thonë se 3 nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 11-vjeçari i mitur është në gjendje më të rëndë

Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftim.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër. Mediat raportojnë se të plagosurit janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në këtë zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI