Flash

Berisha: LaCivita do të jetë i pranishëm në hapjen e fushatës më 11 prill

Lapsi.al 8 April 2025
Berisha: LaCivita do të jetë i pranishëm në hapjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka zbuluar nëse drejtuesi i fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, do të jetë i pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës.

Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Tiranë të premten më 11 prill, ku PD do të nisë fushatën elektorale, ndërsa shtoi se lajmet se LaCivita është larguar, janë përhapur nga zyra e Kryeministrit Rama.

"Do jetë pa diskutim, siç ju kam thënë. Do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij, jemi në lidhje. Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës, aq i tmerruar është ai njeri. Për tu dhënë zemër të vetëve, u thotë që iku nuk është më.

Po kur ta shohin çfarë do u thotë, se ai i hap këto. A e keni dëgjuar ju kush është konsulenti i tij, fare. I tmerruar, u thotë socialistëve që iku. Ai do vijë, do jetë i pranishëm në një hapje të jashtëzakonshme. Skenarin do e mbajmë surprizë" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI