Flash

Lufta brenda PS/ Mimi Kodheli: Ka përplasje mes kandidatëve të listës së hapur

Lapsi.al 7 April 2025
Lufta brenda PS/ Mimi Kodheli: Ka përplasje mes kandidatëve të

Mimi Kodheli, kandidate për deputete nga PS-ja në listën e Tiranës bëhet e para që pranon se ka përplasje të brendshme mes emrave të listës së hapur. Në një intervistë për A2 CNN ajo tha se i vjen keq që sheh edhe përplasje brenda llojit. 

“Lufta brenda llojit" është një fjalë e përgjithshme që vlen jo vetëm për luftën politike. Ky është një fenomen social që daton herët në shoqëri. Kështu që nuk mund të bëjë përjashtim kjo fushatë. 

Është thënë herët, që kur ne kemi mësuar dialektikë si lëndë, kemi thënë që lufta midis llojit është shpeshherë më e fortë. Mirëpo duhet marrë me filozofi dhe duhet marrë me pozitivitet.

Në fund të ditës, duam apo s'duam ne, fushata që ne bëjmë si kandidatë të Partisë Socialiste është gjithmonë në favor të Partisë Socialiste. Cilido që të jetë emri, të votohet Mimi Kodheli apo ndonjë tjetër, votat i shkojnë automatikisht PS dhe Edi Ramës. Në fund të ditës, në qoftë se rezultati është i mirë, është në fakt mirë.    

Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes" - tha Kodheli.

Pak ditë më parë, për shkak të përplasjeve të brendshme u desh ndërhyrja e vetë Edi Ramës. Ai u dërgoi një SMS të gjithë akdidatëve dhe strukturave duke u përpjekur të vërë rregull.

"Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut", - thuhej në mesazhin e Ramës. /LAPSI.al  

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI