Flash

“Rrëfehet” më në fund nëna e autorit: E ndihmova djalin të fshinte gjurmët e gjakut

Lapsi.al 7 April 2025
“Rrëfehet” më në fund nëna e autorit: E ndihmova

Ka ardhur më në fund rrëfimi i nënës së Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që goditi për vdekje me thikë shqiptaren Ilaria Sula. Gjatë një marrjeje në pyetje që zgjati mbi 3 orë në komisariat, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv pas krimit. Nors Man Lapaz pranoi se “e ndihmoi të pastronte shtëpinë, të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku”. Pas kësaj dëshmie ndaj tij u zyrtarizua akuza e rëndë e bashkëpunimit në fshehjen e një kufome.

Gjyqtari theksoi se djali i saj Samsoni "veproi me gjakftohtësi dhe pa ndjeshmëri". E reja është sulmuar “në mënyrë brutale” nga një person që i besonte. Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes, kur djali vrau me 3 goditje thike studenten me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha në lidhje me rolin e nënës së Samsonit. Krahas të dhënave faktike, si qelizat e telefonit të gruas që e tregonin në zonën e shtëpisë së tyre në Via Homs ku ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Mark Samson nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendoi gjatë marrjes në pyetje.

Nëna e Mark Samson bashkëpunëtore në vrasjen e Ilarias. Dëshmia! - Ngjarjet e Ditës

I riu shpjegoi se në thelb kishte bërë gjithçka për pak më shumë se 3 orë. Ai sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e saj. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar hemorragji.

Ilaria Sula, la madre di Samson confessa: «L'ho aiutato a ripulire»

Në atë moment nisi planin për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e tij. Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin edhe për të futur trupin e Ilarias në një valixhe, pasi e mbështolli me plasmas. Mark Samson e kishte tërhequr zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçares deri tek makinë dhe rreth orës 14:00 ka arritur në zonën e Polit ku e ka hedhur.

Për momentin versionet e djalit dhe të nënës po shqyrtohen nga prokurorët të cilët akuzojnë Mark Samson për vrasje të rëndë me dashje. Pozicioni i babait, i cili duket më i tërhequr pasi nuk do të kishte qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e krimit, megjithatë mbetet nën vëzhgimin e hetuesve.

“Prindërit e djalit janë shkatërruar nga dhimbja, ende të tronditur, të frikësuar dhe kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka ka ndodhur”, - tha avokati i tyre duke u larguar nga komisariati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike...

12:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI