Flash

Nuk gjendet ende 27-vjeçari që u nis për dru në mal

Lapsi.al 7 April 2025
Nuk gjendet ende 27-vjeçari që u nis për dru në mal

Nuk është gjendur ende Ajet Lleshi, një 27-vjeçar nga fshati Kishaj i Hasit, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së së dielës, kur zona u përfshi nga reshje të pazakonta dhe të dendura bore.

I riu ishte nisur në mëngjesin e së dielës drejt malit të Pashtrikut për të prerë dru, por familjarët humbën kontaktet me të rreth orës 17:00. Pas orëve të para të ankthit, babai dhe tre xhaxhallarët e tij dolën në kërkim, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme të malit.

Pas njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, nisën menjëherë kërkimet në një terren të vështirë dhe të mbuluar nga dëbora.

Në ndihmë u angazhua edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili patrulloi nga ajri për disa orë, por pa mundur të lokalizojë 27-vjeçarin.

 

Të këshilluara

Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike...

12:10

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI