Flash

Moti merr një kthesë të papritur vere në fund të javës

Lapsi.al 7 April 2025
Moti merr një kthesë të papritur vere në fund të

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje.

Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta

“Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.

Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja për News24.

Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike.

Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.

“Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave.

Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI