Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Valë fruthi në Teksas të SHBA, humbin jetën 2 fëmijë

Lapsi.al 6 April 2025
Valë fruthi në Teksas të SHBA, humbin jetën 2

Një fëmijë i dytë ka vdekur nga një virus shumë ngjitës i fruthit pasi një shpërthim në Teksasin perëndimor të SHBA vazhdon të përhapet. Fëmija në moshë shkollore nuk ishte i vaksinuar, nuk kishte kushte themelore shëndetësore dhe ishte shtuar në spital për shkak të komplikimeve nga sëmundja. Sekretari Amerikan i Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, i cili është përballur me reagime të ashpra për trajtimin situatës, thuhet se do të shkojë në Teksas këtë javë.

Teksasi ka raportuar mbi 480 raste të fruthit këtë vit, 60 prej të cilave u identifikuan vetëm javën e fundit. Fëmija ka të ngjarë të jetë personi i tretë që vdes nga fruthi pasi shpërthimi është shtrirë në shtetet fqinje. "Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikime serioze, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar" – tha një nga zyrtarët.

Fëmija - një vajzë 8-vjeçare - vdiq të enjten herët në mëngjes sipas Neë York Times, që ishte e para që raportoi pas marrjes së të dhënave spitalore.

Në shkurt, një vajzë 6-vjeçare në komunitetin lokal të Menonitit, e cila nuk ishte vaksinuar kundër virusit, ishte fëmija i parë që vdiq nga fruthi në SHBA në një dekadë. Në mars, një burrë i pavaksinuar vdiq në Neë Mexico pasi u infektua me virusin, megjithëse shkaku i vdekjes së tij është ende nën hetim.

SHBA ka aportuar më shumë se 600 raste të fruthit këtë vit, shumë të lidhura me shpërthimin që filloi në Teksasin perëndimor. Rastet në Neë Mexico, Oklahoma dhe Kansas ka të ngjarë të lidhen me vatrën origjinale, thonë ekspertët e shëndetit publik. Pothuajse të gjitha rastet janë te personat e pavaksinuar.

Virusi – i cili mund të shkaktojë ethe, skuqje të kuqe, kollë dhe simptoma të tjera shoqërohet me një mori komplikimesh, duke përfshirë pneumoninë, ënjtjen e trurit dhe vdekjen. SHBA shpalli fruthin të eliminuar nga vendi në vitin 2000, por infektimet janë rritur çdo vit për shkak edhe të kundërshtive ndaj vaksinës.

Dy vaksina të imunizimit - të provuara të sigurta - janë 97% efektive në parandalimin e virusit dhe reduktojnë infeksionet e rënda. Përhapja filloi në një komunitet fetar që refuzon me forcë vaksinat. Zyrtarët lokalë të shëndetit në Teksasin perëndimor i thanë BBC-së se kanë parë përparim të pakët në përpjekjet për të përmirësuar normat e vaksinimit.

Kenedi ka heshtur ndaj situatës. Në fillim ai e përshkroi situatën si "jo të pazakontë". Ai ndryshoi qëndrimin pas vdekjes së fëmijës së parë, por nuk rekomandoi që prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre. Skeptiku i vaksinave ka promovuar vitaminën A si një trajtim për fruthin, për të cilin mjekët thonë se duhet të sigurohet vetëm në raste të caktuara nën drejtimin e një mjeku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë. Si pasojë e këtij aksidenti, ju janë përplasur dy automjete, janë mbetur të plagos...

16:14

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI