Flash

Nëna e filipinasit pa vrαsjen e Ilarias, pritet të ngrihen akuza ndaj saj

Lapsi.al 6 April 2025
Nëna e filipinasit pa vrαsjen e Ilarias, pritet të ngrihen akuza

Marrin një tjetër kthesë hetimet për feminicitin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare nga Terni e vrarë nga Mark Samson, ish-i dashuri me origjinë filipinase. Djali 23-vjeçar e ka pranuar tashmë krimin duke deklaruar se kishte vepruar i vetëm, madje edhe duke futur trupin e vajzës në një valixhe.

Megjithatë, roli i prindërve të Samsonit mbetet për t'u sqaruar. Vrasja e Sulës ndodhi në shtëpinë e tyre, në shtëpinë në Via Homs, në Romë. Tashmë, nëna e tij do të merret në pyetje nga prokurorët dhe sipas agjencisë së lajmeve “LaPresse”, ajo do të regjistrohet në regjistrin e të dyshuarve.

Sipas asaj që mëson “LaPresse”, gruaja pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe ka parë trupin. Më pas ajo e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit.

Të hënën, më 7 prill, në orën 14, nëna e Samsonit do të merret në pyetje në zyrat e seksionit të vrasjeve në policinë e Romës. Gruaja ende nuk është hetuar zyrtarisht dhe është thirrur së bashku me avokatët e saj. Ajo duhet të qartësojë rolin e saj.

Samsoni ka thënë se e vrau Ilaria Sulën mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën me të në shtëpinë e saj, në apartamentin në via Homs. Studentja 22-vjeçare kishte shkuar tek “ish”-i i saj për t'i kthyer disa rroba. Më pas, sipas versionit së djalit, ajo fjeti aty për të shmangur transportin publik. 23-vjeçari thotë se pati një gjaknxehte të papritur: “E vrava për xhelozi, por e doja”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë – Vorë. Si pasojë e këtij aksidenti, ju janë përplasur dy automjete, janë mbetur të plagos...

16:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI