Flash

Arrestimi dy ditë para zgjedhjeve, Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit

Lapsi.al 7 April 2025
Arrestimi dy ditë para zgjedhjeve, Gjykata e Strasburgut pranon

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë të Shqipërisë, bëjnë me dije mediat greke.

Konkretisht, “GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor si datën përfundimtare që eurodeputeti dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore. Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës”- shkruan Kathimerini.

Lajmi u konfirmua edhe nga Beleri i cili e konsideron një fitore.

“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.

Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në anëtarësimin e Shqipërisë.

Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rimarrë atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuan me grushte shteti.

Të këshilluara

Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike...

12:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI