Flash

Veliaj humbet mandatin? Juristi i PD: Nuk është më banor i Tiranës

Lapsi.al 7 April 2025
Veliaj humbet mandatin? Juristi i PD: Nuk është më banor i

3036 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtë vote më 11 maj. 1357 të tjerë, që janë brenda burgjeve, nuk do të lejohen të votojnë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mes atyre që do të kenë të drejtë vote është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që në faqen e KQZ-së figuron zyrtarisht si banor i Bashkisë Durrës, njësisë Administrative Durrës dhe me qendër votimi në IEPVD Durrës.

Nisur nga kjo këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, juristi Marash Logu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në bazë të ligjit, nëse një kryebashkiak ndryshon vendin e banimit humbet mandatin. Logu shton se Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë! Neni 61, pika 1, gërma "c", e Ligjit nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.

Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme” – shkruan Logu.

Veliaj u arrestua në zyrën e tij më 10 shkurt i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Pas arrestimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI