Flash

Me urdhër-arresti, por Dodik shkon në Izrael

Lapsi.al 26 March 2025
Me urdhër-arresti, por Dodik shkon në Izrael

Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të Qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë. Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, raporton REL.

Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim lidhur me kalimin e kufirit nga ana e Dodikut. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviç dhe Nenad Stevandiç, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror, siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë dënon presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dodik është i shpallur non grata nga SHBA.

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI