Flash

Berisha fton Ramën në debat televiziv: Është kthyer në klloun me Lali Lulin!

Lapsi.al 26 March 2025
Berisha fton Ramën në debat televiziv: Është kthyer në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama për një debat televiziv. Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi Ramën se po shmang ballafaqimin me publikun dhe refuzon të përballet me kundërshtarët politikë për bilancin e 12 viteve në qeveri.

“Një njeri që ka qeverisur 12 vite, duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Por Rama është mbyllur, nuk flet me gazetarët, nuk pranon debat. Është kthyer në një kloun politik që fsheh dështimet pas monologëve dhe propagandës,” tha Berisha.

Ai ironizoi kryeministrin për marrëdhënien me Lulzim Bashën, duke e quajtur “Lali Luli” që sipas tij “ka zëvendësuar Lali Erin”, ndërsa akuzoi Ramën për manipulim të hapësirës mediatike dhe për shmangie të temave të rëndësishme elektorale.

“E ftoj në një debat të vetëm televiziv, qoftë edhe për një temë. Le të debatojmë për integrimin evropian. Ky është integrimi që u ofron shqiptarëve: të ikin nga vendi, ndërsa Shqipëria të mbetet protektorat krimi dhe droge.” u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagoset shoferi i "BMW"

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”. Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fs...

18:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI