Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lapsi.al 21 March 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e sotme do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta kalimtare. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore. Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë edhe në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 7 / 14 °C,
  • në vendet e ulëta: 3 / 15 °C,
  • në vendet malore: -1 / 14 °C.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI