Flash

I dehur në timon u përplas me shtyllën, SPAK mbyll hetimet për deputetin e PD

Lapsi.al 20 March 2025
I dehur në timon u përplas me shtyllën, SPAK mbyll hetimet

SPAK njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Në njoftim thuhet se nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars 2023, Xhafa ka shkaktuar një aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kohën e aksidentit Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Xhafa u fut ne parlamenti dhe çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale. I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI