Flash

Pas Trump, Melania lanson kriptomonedhën e saj “$Melania”

Lapsi.al 20 January 2025
Pas Trump, Melania lanson kriptomonedhën e saj “$Melania”

Zonja e parë e ardhshme Melania Trump ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA.

Njoftimi vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump.  Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë (9.8 miliardë £), ndërsa $ Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë.

Trump e kishte quajtur më parë kripto-n "mashtrim", por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione dhe duke premtuar krijimin e një rezervë strategjike në Bitcoin.

Monedha e re Trump u lançua nga CIC Digital LLC, degë e Organizatës Trump, e cila është e lidhur me shitjet e mëparshme të NFT-ve të koleksionueshme kripto, të lançuara në vitin 2022, të cilat bënë miliona dollarë, por që atëherë kanë rënë në mënyrë dramatike në vlerë për pronarët e tyre. Sipas CoinGecko, NFT-të dikur shiteshin për më shumë se 1000 dollarë, por që atëherë kanë rënë në vlerë në rreth 300 dollarë.

 

Të këshilluara

Khloe Kardashian ribashkohet me Lamar Odom?

Khloe Kardashian mund të jetë duke rindezur një dashuri të vjetër në sezonin 6 të "The Kardashians" të Hulu. Khloe u ribashkua me ish-bashkëshortin e saj, La...

14:17

Henry Cavill bëhet baba për herë të parë

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso janë bërë prindër për herë të parë. Një burim tregon për PEOPLE se aktori i Man of Steel dhe e dashura e tij kanë mirëpritur...

18:26

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI