Flash

Sofia Vergara “heq dorë” nga Lewis Hamilton

Lapsi.al 20 January 2025
Sofia Vergara “heq dorë” nga Lewis Hamilton

Lewis Hamilton dhe Sofia Vergara  mendojnë se diferenca e tyre në moshë do të frenonte një romancë, thonë burimet për Page Six.

Dyshja u shoqëruan në Nju Jork në fillim të javës, dhe ndonëse ia kaluan mirë, "ajo mendon se ka një hendek shumë të madh në moshë," tha një burim. "Edhe ai mendon se ajo po kërkon diçka tjetër tek një djalë," shtoi burimi.

Edhe pse dyshja kanë vetëm 12 vite diferencë ata janë me të vërtetë në vende disi të ndryshme në jetën e tyre.

Ajo është 52 vjeç, në divorcin e dytë dhe duke arritur një kulm të ri në karrierën e saj.

Hamilton sapo mbushi 40 vjeç këtë muaj   dhe po përgatit planet për daljen në pension.

Vergara u nda nga aktori Joe Manganiello pas nëntë vitesh martesë. Para kësaj, ajo ishte në një lidhje afatgjatë me Nick Loeb.

Ndërkohë, pasi përfundoi xhirimet në hitin "Modern Family", Sofia është mbushur me vlerësime për dramën e saj në Netflix "Griselda".

Hamilton kishte një marrëdhënie të gjatë me artisten, Nicole Scherzinger nga 2007 deri në 2015.

TMZ raportoi të martën se Vergara u takua me britanikun dhe disa nga miqtë e tij në një restorant, ku ata thonë krah për krah dritares.

Një burim i tha gazetës se aktorja e "Griselda" mezi e preku ushqimin e saj, sepse ajo ishte shumë e magjepsur nga Hamilton.

 

Të këshilluara

Khloe Kardashian ribashkohet me Lamar Odom?

Khloe Kardashian mund të jetë duke rindezur një dashuri të vjetër në sezonin 6 të "The Kardashians" të Hulu. Khloe u ribashkua me ish-bashkëshortin e saj, La...

14:17

Henry Cavill bëhet baba për herë të parë

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso janë bërë prindër për herë të parë. Një burim tregon për PEOPLE se aktori i Man of Steel dhe e dashura e tij kanë mirëpritur...

18:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI