Flash

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime në 5 ditë!

Lapsi.al 20 January 2025
Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime

Vetëm një javë nga fillimi i programit “Miqtë e pasdites” në RTSH ka shënuar një sukses befasues. Me autore Ilda Lumanin dhe nën moderimin e Beniada Niashanit, ky program duket se është mirërpritur nga audience, çka e dëshmon dhe reagimi në rrjetet sociale, e mandej shikueshmëria; ku vetëm në pak ditë një nga videot e programit në rrjetin Tik Tok ka arritur mbi 1 milionë shikime.

Në një postim të publikuar në mbrëmjen e së premtes Lumani ka ndarë shikueshmërinë e Tik Tok, ku një video me personazh psikologen Nora Malaj; e cila jep një vlerësim për marrëdhënien në çift “Çiftet që zihen më shumë, duhen më shumë”, ka marrë plot 1.1 milionë shikime. Nuk ngelen më pas videot e tjera, të cilat vijojnë në këtë trend, duke treguar se edhe temat shumë të konsumuara, nëse sillen ndryshe bëjnë lajm dhe marrin vëmendje.

“19 të ftuar në javë! Biseda, tema të ditës, intervista. RTSH më shumë se kurrë një dritare për të gjithë”, ka komentuar përmes një tjetër video, ku ka përmbeldhur copëza të javës së parë të programit autorja Ilda Lumani, e cila në këtë udhëtim ka zgjedhur një nga imazhet më të dashur televiziv Beniada Nishani, e cila falë natyrshmërisë, vërtetësisë dhe spontanitetit ka marrë menjëherë pëlqimin e audiencës. Personazhe si Kamela Islamaj, Blerta Ristani, Xhesiara Frisku, Efi Dhedhes, e mandej panele me emra të rëndësishëm nga bota e gazetarisë, librit, jetës sociale si: Nora Malaj, Arta Marku, Arlinda Dudaj, Aida Baro, Dorina Mema,Greiss Petrovicc, Sofokli Çali, Aldor Nini, Redis Kondakcci, e mjaft të tjerë, janë tregues i qasjes së këtij sezoni të “Miqtë e Pasdites”!

E ky është vetëm fillimi “Miqtë e pasdites”, program që vjen çdo ditë pranë publikut, nga e hëna në të premte, në orën 17:00.

Të këshilluara

Henry Cavill bëhet baba për herë të parë

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso janë bërë prindër për herë të parë. Një burim tregon për PEOPLE se aktori i Man of Steel dhe e dashura e tij kanë mirëpritur...

18:26

Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Barack dhe Michelle Obama ka nxitur së fundmi aludimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Aludimet u sthuan  edhe më shumë pasi Michelle Obama nuk mori p...

21:12

Ndahet nga jeta aktorja Joan Plowright

Legjenda e aktrimit britanik Dame Joan Plowright ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Aktorja "vdiq paqësisht më 16 janar 2025 e rrethuar nga familja e saj...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI