Flash

Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Lapsi.al 17 January 2025
Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Barack dhe Michelle Obama ka nxitur së fundmi aludimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Aludimet u sthuan  edhe më shumë pasi Michelle Obama nuk mori pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, ndërsa Barack do të jetë i pranishëm.

“Ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-zonja e parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën  e lëshuar nga zyra e ish-çiftit të parë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-zonja e parë anashkalon një dalje publike me bashkëshortin e saj. Ajo gjithashtu nuk mori pjesë në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter në fillim të këtij muaji për shkak të asaj që u tha të ishte një "konflikt planifikimi".

Çifti u njohën për herë të parë gjatë punës në një firmë ligjore në Çikago në vitin 1989 dhe u martuan në vitin 1992. Ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malia, gjashtë vjet më vonë në 1998, dhe vajzën e tyre të dytë, Sasha, në 2001.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Joan Plowright

Legjenda e aktrimit britanik Dame Joan Plowright ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Aktorja "vdiq paqësisht më 16 janar 2025 e rrethuar nga familja e saj...

17:46

Cameron Diaz reagon pas rikthimit në aktrim

Cameron Diaz zbuloi se si i kaloi 10 vitet e fundit jashtë vëmendjes përpara se t'i kthehej aktrimit me "Back in Action" të Foxx. “Nuk po vazhdoja me asnjë l...

15:55

Ndahet nga jeta regjisori David Lynch

David Lynch, bashkë-krijues i "Twin Peaks"  ka ndërruar jetë në moshën  78 vjeçare. Familja e Lynch zbuloi vdekjen e tij përmes mediave sociale të enjten. ...

21:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI