Flash

Detajet/ Kush është Kristian Marku, i riu nga Mirdita që u ekzekutuα në Vlorë

Lapsi.al 13 January 2025
Detajet/ Kush është Kristian Marku, i riu nga Mirdita që u

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/Vrasja-Vlore-Kristian-Marku.mp3"][/audio]

Një αtentat ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë - Fier pranë një karburanti, ku një 30-vjeçar u ekzekutuα në afërsi të fshatit Novoselë. Viktimα i identifikuar si Kristian Marku po lëvizte me një makinë tip “Volkswagen”. Në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja të një pistolete "Glock" ndërsa një gëzhojë u gjet në makinën e viktimës. 

Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona. Ata kanë përdorur një makinë tip "Benz", e cila u gjet e djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit. Makina e djegur kishte targa të vjedhura të një automjeti tip VW Golf dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit.

U ekzekutua sot në atentat, Kristian Marku i përfshirë në tentativën e vrasjes ndaj Saimir Reçit në 2023 - GazetaJonë

Dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja. Nga hetimet është mësuar se autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar viktimën për gati 1 kilometër pasi makina e të riut është përplasur disa herë me trafikndarësen në përpjekje për t'u shpëtuar plumbave. 

Kush ishte viktima

Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit (foto poshtë) të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona.

LEXO EDHE: Atentati në Rrëshen, kush është Martin Bardhi

Autorët e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Atentati në Rrëshen, kush është Martin Bardhi

30-vjeçari i ekzekutuar këtë të hënë ka qenë një nga të dyshuarit si autor i vrasjes së atentatit ndaj Saimir Reçit në 26 mars 2023 në Rrëshen të Mirditë. Në atë kohë ai u akuzua për veprat penale "Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.

Mes familjeve Bardhi dhe Reçi ka një konflikt të njohur që zgjat prej disa vitesh dhe që ka shkaktuar disa viktima por nuk dihet nëse rasti i fundit kalidhje me këtë konflikt. 

3 atentate në 13 ditë

2025 po shënon një bilanc të rëndë për situatën kriminale. Që në 5 janar ishte Shkodra që e nisi përgjakjen e rrugëve. Në fshatin Dragoç u ekzekutua me breshëri plumbash 33-vjeçari Ramazan Mataj.

Vrasja e Ramazan Matajt, arrestohen babai dhe dy djemtë si autorë të krimit

Pak ditë më pas u arrestuan vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Krimi është marrë përsipër nga Arjoni i cili është shprehur se krimin e kreu për shkak të lidhjes që viktima kishte me motrën e tij duke i shkaktuar asaj dy divorce.

Vrasja e radhës ishte ajo e një biznesmeni 56-vjeçar mbrëmjen e së dielës së 12 janarit në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Bujar Nasufi u qëllua nga një person i panjohur sapo ndaloi makinën përpara banesës së tij.

Ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufi, ja pista ku - Syri | Lajmi i fundit

Autori i maskuar qëlloi me 6 plumba dhe më pas u largua me një motor të cilin policia e gjeti të djegur. Mbeten mister autorët dhe motivet e këtij krimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI