Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Unaza e re/ Si po koordinohet nga Veliaj sulmi kundër Belinda Ballukut

Lapsi.al 8 January 2025
Unaza e re/ Si po koordinohet nga Veliaj sulmi kundër Belinda Ballukut

Brenda një kazerme politike si Partia Socialiste nuk guxon kush të ngrejë zërin kundër shefit, por kur vjen puna te rivaliteti i brendshëm, partia zien nga intrigat dhe sulmet pas shpine. Mjafton të shohësh mediat që tradicionalisht mbështesin Erjon Veliajn, se si këto ditë janë shqetësuar në bllok për trafikun e rënduar të automjeteve në Tiranë.

Në fakt, lajmi që qarkullon në të njëjtat media pro-Veliajt nuk është shqetësimi i qytetarëve për trafikun e Tiranës, por se hapja e unazës së re nuk pati asnjë efekt për ta lehtësuar qarkullimin.

Hapja e unazës së re në Tiranë u paralajmërua me bujë nga Belinda Balluku dhe u inaugua në 31 dhjetor nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Balluku. Premtimi i të dyve ishte se tani ky segment i ri rrugor do ta lehtësonte trafikun e Tiranës.

Fillimisht hapja e rrugës së re u përcoll me pozitivitet nga mediat pro-mazhorancës, por kjo nuk zgjati shumë. Një burim që nuk pranoi të identifikohej, zbuloi për Lapsi.al se Veliaj nuk e gëlltiti dot mungesën e një ftese në ceremoninë e hapjes së plotë të unazës së re të Tiranës.

Në fakt, gjatë kohës kur qeveria kishte nevojë për Veliajn, ky ndihmoi për shpërnguljen e banorëve të cilëve iu prishën shtëpitë në gjurmët e unazës së re. Bashkë me Belinda Ballukun, kryebashkiaku Veliaj është shfaqur edhe në inspektimin e punimeve të unazës, duke premtuar se do të nxitonte me vendimet e këshillit bashkiak për pagesën e qirave të banorëve të shpërngulur.

[caption id="attachment_971077" align="alignnone" width="1440"]Prill, 2023, Veliaj premtoi se do të nxitonte me vendimet e këshillit bashkiak për bonusin e qirave të banorëve të shpërngulur Prill, 2023, Veliaj premtoi se do të nxitonte me vendimet e këshillit bashkiak për bonusin e qirave të banorëve të shpërngulur[/caption]

Tani që SPAK i ka ngarkuar mbi shpinë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ishte momenti kur Veliajt i nevojitej më shumë se kurrë mbështetja e kupolës së Partisë Socialiste.

Por në vend se ta ftojnë në një projekt ku ka kontribuar edhe bashkia dhe që prek direkt jetën e qytetarëve të Tiranës, ai e sheh veten të shmangur nga dyshja Rama-balluku si të ishte një i sëmurë me lebrozë.

Prandaj dhe mediat që e mbështesin nuk po e përcjellin hapjen e plotë të unazës së re si një sukses, por si një dështim në lehtësimin e trafikut në Tiranë.

[caption id="attachment_971072" align="alignnone" width="2024"] Screenshot[/caption]

Për trafikun e rënduar në Tiranë në të njëjtat media gjen edhe filmime me dron, ku duken mijëra mjete që lëvizin ngadalë.

 

 

[caption id="attachment_971074" align="alignnone" width="2560"] Screenshot[/caption]

Interesante është se i njëjti shqetësim i ka kapur njëherësh të gjitha televizionet dhe portalet, që tradicionalisht kanë mbështetur Erjon Veliajn dhe që më parë, nuk i kanë prekur tema të tilla me konotacion negativ për Tiranën.

SPAK ka ngritur 3 akuza kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Në fillim u duk sikur hetimi e i dha një goditje të pariparueshme karrierës së tij politike, por Veliaj paralajmëroi se nuk do të dorëzohet. Në një takim që pati me pensionistë në 5 janar ai tha se letrat anonime nuk do ta largonin dot.

“Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem. Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo… Po t’i kenë votat, e lë vetë dhe iki, por… S’ta fal njeri suksesin, meazallah! Me sa duket, kështu është ndarë, ca do bëjnë punën…

LEXO EDHE: “Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi – se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë – po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë.

Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimit, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara” –u shpreh Veliaj.

Mes rreshtave ngjan sikur Veliaj iu referua Belind Këlliçit, të cilin e akzuon se nuk ka dëftesën e shkollës së mesme, por në realitet mesazhi ishte për ata që në Partinë Socialiste fërkojnë duart për vendin bosh që do të lërë kryebashkiaku i Tiranës.

Kush ka dyshime se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, le t'i hedhë një sy mediave probashkiake./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI