Flash

Mbyllja e TikTok/ Pikëpyetje në Bruksel për vendimin ekstrem të Ramës

Lapsi.al 8 January 2025
Mbyllja e TikTok/ Pikëpyetje në Bruksel për vendimin ekstrem

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/Pikepyetjet-ne-Bruksel-per-TikTok.mp3"][/audio]

Një shkrim i Politico.eu mbi mbylljen e TikTok në Shqipëri ka nxjerrë në pah diferencat mes modelit të demokracive europiane që imponon Brukseli përkundrejt problemeve të qeverisjes tipike të autokracive lindore, me të cilën sundon Edi Rama në Shqipëri.

Pasi sqaron se si qeveria shqiptare ka njoftuar mbylljen e rrjetit social, duke marrë shkas nga vrasja e Martin Canit, Politico.eu citon një deklaratë të komisionit europian, nga e cila kuptohet se Brukseli nuk e sheh me sy të mirë qasjen ekstreme të Ramës, si në raport me të respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu edhe në dritën e përpjekjeve të Shqipërisë për t'u integruar në Bashkimin Europian.

Artikulli citon Ramën që thotë se vendimi bazohet në një “model shumë shqetësues” të TikTok dhe prek shqetësimet në rritje se si media sociale ndikon në shëndetin mendor dhe sigurinë e të rinjve.

Por përballë vendoset përgjigjia e një zëdhënësi të Komisionit Evropian sipas të cilit ekzekutivi i BE-së e kishte "mbajtur shënim" planin e Shqipërisë për të bllokuar TikTok, të cilin e quan "një vendim sovran".

“Në BE”, theksohet në deklaratë, “çdo ndalim i shërbimeve dixhitale mund të konsiderohet si mjeti i fundit dhe një shkelje e detyrimeve të ligjit për transparencën dhe llogaridhënien, jo si përgjigje ndaj çështjeve individuale dhe pjesëve të përmbajtjes në internet.”

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Bashkimi Europian ndërkohë po kryen një hetim sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale ndaj rrjetit social TikTok, “përfshirë edhe vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut për mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve”, shtoi zëdhënësi.

"Komisioni Evropian aktualisht po vlerëson sundimin e ligjit dhe të drejtat civile në Shqipëri me një sy drejt pranimit të saj në BE – një nga synimet më të mëdha politike të Ramës" shkruan Politico.

Në artikull paqyrohet edhe interpretimi që i bëhet vendimit të qeverisë shqiptare nga Ruslan Stefanov, drejtor programi në Qendrën për Studimin e Demokracisë.

Stefanov e sheh vendimin e qeverisë Rama "një veprim tipik populist", që kërkon të bëjë kurban rrjetin social, ndërkohë që problemet reale janë korrupsioni sistemik i vendit dhe institucionet e dobëta.

"Mungesa e procesit të rregullt ose provave të forta që mbështesin ndalimin e planifikuar është emblematike e korrupsionit sistemik të vendit dhe dobësive institucionale", tha Stefanov.

Politico parashikon se ndalimi i planifikuar i TikTok ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen në Bruksel, ku zyrtarët e Bashkimit Evropian po vlerësojnë respektimin e Shqipërisë për standardet e BE-së për sundimin e ligjit dhe liritë themelore.

Vendimi i Ramës për të mbyllur TikTok është kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare, që e sheh atë si një masë ndaluese të lirisë së shprehjes pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Njoftimi për mbylljen e TikTok erdhi pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë, por asnjë nga të dhënat hetimore nuk jep një lidhje mes konfliktit të adoleshentëve dhe ndonjë konfrontimi të tyre në rrjetet sociale.

I vetmi detaj që lidhet me rrjetet sociale, është postimi i një fotoje të vrasësit në Snapchat, ku ai mban në dorë thikën me të cilën kreu vrasjen.

Rama këmbënguli se ndalimi i TikTok nuk ishte provokuar nga një “incident i vetëm”: ishte në përputhje me atë që dëshironin shumica dërrmuese e prindërve; dhe ishte pjesë e një plani më të gjerë për t'i bërë shkollat ​​më të sigurta që u zhvillua së bashku me shkollat, mësuesit dhe prindërit.

“Liria e fjalës dhe mundësitë e marketingut nuk do të pushojnë së ekzistuari pa TikTok”, tha Rama për POLITICO.

Shqipëria ka zhvilluar raundin e parë të negociatave për integrimin në BE dhe pretendon se ka përparuar në disa kapituj. Por mënyra se si u vendos mbyllja e TikTok, si një vullnet personal i kryeministrit Edi Rama duket të jetë simptoma e parë e një qeverisjeje autokratike, që bie ndesh me parimet dhe normat demokratike që kërkon Bashkimi Europian./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI